Please enter at least 3 characters.

Ramosaj njofton investimin e ri në Deçan, “Tafil Kasumaj” pajiset me kabinet modern të Mjekësisë

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se IAAP “Tafil Kasumaj” është pajisur me një kabinet të ri të Mjekësisë, donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Sipas Ramosajt, ky investim do të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin e mësimit praktik dhe përgatitjen profesionale të nxënësve të këtij drejtimi.

Kabineti i ri i shtohet atij të dhuruar nga Komuna e Deçanit vitin e kaluar, duke bërë që shkolla tashmë të ketë në dispozicion dy kabinete moderne për drejtimin e Mjekësisë.

“Ky investim i shtohet kabinetit të Mjekësisë që Komuna e Deçanit e dhuroi vitin e kaluar, duke bërë që shkolla tashmë të ketë në dispozicion dy kabinete moderne për këtë drejtim”, ka bërë të ditur Ramosaj.

Ai ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e IAAP “Tafil Kasumaj”, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve në arsimin profesional dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit. /Telegrafi/