Ramos vendos rekord botëror në fitoren e Spanjës gjatë kualifikimeve të 'Euro 2020'
Sergio Ramos ka shtuar edhe një tjetër sukses mbresëlënës ndaj trashëgimisë së tij në rritje, pasi ka thyer një rekord botëror në fitoren e Spanjës 4-1 ndaj Ishujve Faroe.
Kapiteni 33-vjeçar i Real Madridit ka arritur të lërë pas vetes emra të mëdhenj të futbollit, pasi deri më tani ka shënuar 122 fitore në 164 paraqitje për vendin e tij.
Ish-bashkëlojtari i Ramosit te madrilenët dhe Spanja, Iker Casillas (121) e mbante rekordin më parë, por tani është mbrojtësi spanjoll që e mban atë.
Prapa portierit dhe mbrojtësit spanjoll janë legjendat e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta me nga 100, respektivisht 96 fitore.
Madje, Ramos ka arritur ta kalojë edhe Cristiano Ronaldon që realizoi het-trik ndaj Zvicrës në Ligën e Kombeve, gjersa ka 92 fitore për vendin e tij.
Mbrojtësi spanjoll së fundmi ka arritur të shënojë gjashtë gola në shtatë paraqitje për Spanjën, duke qenë lojtari më efektiv për kualifikimet në Euro 2020 për Furinë e Kuqe. /Telegrafi/


