Please enter at least 3 characters.

Qytetari nga Istogu ndërton shtëpinë me mbishkrimin "Donald Trump Amerika"

2020/10/122820195_1015411152265860_3606022561178851865_n-1-e1603704939804.jpg

Kosovarët vazhdojnë të jenë falënderues për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën. 

Përveç falënderimeve të shumta, kosovarët shpesh-herë kanë krijuar edhe gjëra të ndryshme me simbolet e shtetit amerikan, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, një qytetar në Istog pasi ka përfunduar ndërtimin e shtëpisë së tij, ka vënë mbishkrimin në të "Donald Trump Amerika".

Më herët, kosovarët kanë pagëzuar fëmijët e tyre edhe me emrin e liderëve amerikanë.

(Fotografitë e shtëpisë janë publikuar nga firma e cila ka bërë ndërtimin)/Telegrafi/