Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk pret probleme në procesin e integrimit të vendit në NATO

2017/06/Qeveria-e-Maqedonisë-me-llogo-2.jpg

"Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Procesi i integrimit është në fazën përfundimtare dhe nuk pritet të ketë probleme me ratifikimin e protokollit në cilin do vend-anëtarë. E vetmja çështje është koha se kur do të përfundojë, varësisht nga procedurat e institucioneve në vendet-anëtare".

Këtë e theksoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, duke u përgjigjur në lidhje me çështjen nëse pritet që zgjedhjet parlamentare në Spanjë ta vonojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se procesi i integrimit në NATO është në fazën përfundimtare dhe se ka shkuar me temp të shpejtë.

Hoxha tha se anëtarësimi me të drejta të plota i vendit do të bëhet kur të përfundojë ratifikimi i protokollit nga të gjitha vendet-anëtare të NATO-s dhe kur përfundimisht të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Spanja akoma nuk e ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe zgjedhjet parlamentare të cilat janë planifikuar për më 10 nëntor, mund ta shtyjnë anëtarësimin e vendit në NATO në samitin e dhjetorit./Telegrafi/