Qeni endacak ndaloi plaçkitësin që tentoi të vidhte kalimtaren (Video)
25/11/2017
Plaçkitësi që provoi të vidhte nga një kalimtare në Podgoricë të Malit të Zi, është sulmuar nga një qen endacak.
Megjithëse nuk e kishte pronare, kafsha u bë e dhunshme dhe ndërpreu aktivitetin e hajnit duke i lehur nga pas, transmeton Telegrafi.
“Kjo tregon se qeni është miku më besnik e njeriut, që nuk e lë asnjëherë poshtë edhe nëse nuk e ka të njohshëm”, ka qenë një koment lidhur me rastin.
Shikuesit kanë komentuar se qeni mund të kishte qenë në lagjen e viktimës, për çka e ka ndihmuar kur e ka parë në rrezik. /Telegrafi/


