Please enter at least 3 characters.

Puding i shijshëm me banane dhe vanilje – do t’i kënaqë të gjithë ata që do ta provojnë

2024/09/22749-the-best-banana-pudding-65.jpg

Nëse bëni pjesë ndër ata të cilët kënaqen me ëmbëlsirat krematoze, me siguri kjo recetë e pudingut shtëpiak do t’u pëlqejë të gjithëve

Përgatitja është e thjeshtë, ndërkaq shija fenomenale. Familjarët tuaj do të jenë të kënaqur dhe jemi të sigurt që do të kërkojnë edhe ndonjë kafshatë më shumë.

Përbërësit:▪ 3 vezë, ▪ gjysmë filxhani sheqer, ▪ një filxhan qumësht, ▪ 3 banane, ▪ 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje, ▪ biskota çaji nga vanilja.

Përgatitja:

Tundi vezët me qumësht, sheqer dhe ekstraktin e vaniljes.

Zieni derisa pudingu të dendësohet dhe kur të jetë gati në të përzieni bananen e grirë imët.

Thyeni biskotat dhe në një enë rendisni një rend biskota, një rend puding dhe vazhdoni kështu deri në majë.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.