Please enter at least 3 characters.

Publikohet një video e Dua Lipës, teksa shfaqet më e afërt me fansat shqiptarë

2019/12/GettyImages-1190327412-e1577730817723.jpg
179:"SYDNEY, AUSTRALIA - NOVEMBER 27: Dua Lipa arrives for the 33rd Annual ARIA Awards 2019 at The Star on November 27, 2019 in Sydney, Australia. (Photo by Mark Metcalfe/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm.

Bukuroshja, e cila edhe këtë vit arriti të korrë suksese të shumta në karrierë, vazhdon të jetë në fokus të mediave rozë.

Së fundmi, një faqe në Instagram ka publikuar një video të 24-vjeçares duke folur në gjuhën shqipe.

Me këtë Dua tregon se është mjaft e afërt me fansat e saj shqiptarë, ku vërehet më së miri edhe në video.

Ajo nuk ngurron asnjëherë që t'i falënderojë për përkrahjen, madje e ka potencuar edhe në shumë intervista se ndihet e bekuar me ta.

Këto ditë të fundit të vitit 2019, Lipa më së shumti i ka kaluar me njerëzit e saj të dashur, siç është edhe partneri i ri Anwar Hadid - vëllai i modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid.

Këngëtarja e hitit “New Rules” dhe Anwar filluan lidhjen e tyre në fund të qershorit, menjëherë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i pesë vjetëve të kaluara, kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew, 33 vjeç, në fillim të atij muaji. /Telegrafi/