Please enter at least 3 characters.

PSP-ja përgënjeshtron akuzat e Pançevskit për vjedhje në shtëpinë e tij

2017/06/PSP-foto-6-maj.jpg

Prokuroria Speciale Publike në mënyrë më të ashpër përgënjeshtron akuzat e gjykatësit dhe ish kryetarit të Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski se gjatë bastisjes së kryer nga PSP në shtëpinë e tij, një hetues ka vjedhur çelësin e tij.

"Të gjitha veprimet e ndërmarra në suaza të procesit parahetimor gjatë kohës së bastisjes në shtëpi janë të dokumentuara, të incizuara video dhe audio, për mjetet e konfiskuara mbahet proçesverbal për mjete të marra përkohësisht të cilën e nënshkruan edhe vetë personi në shtëpinë e të cilit kryhet bastisja. Pas analizës së plotë të materialeve do të dalim edhe me qëndrim zyrtar për këto pretendime të cilat plotësisht i përgënjeshtrojmë", thuhet në kumtesën e PSP-së./Telegrafi/