PSG kërkon transferimin e Brahimit
18/06/2015
Mesfushori ofensivë i nën kampionëve të Portugalisë ka rënë në radarin e gjigantit francez, Paris Saint Germain që po kërkojnë shërbimet e tij.
Mediat portugeze kanë raportuar se parisienët kanë dërguar ofertë zyrtare prej 27 milionë euro për Brahimin ofertë që është refuzuar nga Porto.
Skuadra portugeze për yllin e saj kërkon së paku 45 milionë euro, dhe si duket oferta e parë ka qenë vetëm një testim nga parisienët të cilët nuk vuajnë për para.
Mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme se çfarë oferte të re do të dërgojë PSG në drejtim të Portos për ta transferuar Brahimin në ‘Parc De Princes’. /Telegrafi/


