Please enter at least 3 characters.

PSG e nis ndeshjen furishëm – Debele dhe Kvaratskhelia zënë në gjumë mbrojtjen e Arsenalit  

Arsenali dhe Paris Saint-Germain po luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. 

Francezët e kanë nisur furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë.

Ousmane Demble luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0.

Një nisje perfekte e PSG-së, ndërsa Arsenali menjëherë ka filluar reagimin për të gjetur barazimin.

Gjysmëfinalja e parë e Ligës s Kampionëve ka nisur në mënyrën më të mirë për fansat e futbollit. /Telegrafi/