Pse Real Madridit iu lejua të bëjë gjashtë zëvendësime ndaj Elches?
Real Madridi mori një fitore të thellë me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj Elches në kuadër të javës së 28-të në La Liga.
Gjatë ndeshjes, Elche kreu gjashtë zëvendësime, më shumë se kufiri i zakonshëm prej pesë ndryshimesh, pasi një nga lojtarët e tij pësoi tronditje në kokë në pjesën e parë pas një përplasjeje me Eduardo Camavinga.
Stafi teknik vendosi ta zëvendësojë lojtarin si masë paraprake mjekësore.
Sipas rregullave të reja të futbollit, një skuadër lejohet të bëjë një zëvendësim shtesë në rast se një lojtar largohet nga fusha për shkak të një tronditjeje në kokë.
Po ashtu, rregullorja i jep të drejtë edhe skuadrës kundërshtare të kryejë një zëvendësim shtesë, në mënyrë që të ruhet parimi i barazisë.
Duke u bazuar në këtë rregull, trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, shfrytëzoi gjithashtu këtë klauzolë të rregullores, duke kryer gjashtë zëvendësime gjatë ndeshjes.
Kjo situatë krijoi një skenë të pazakontë në La Liga, pasi një situatë e ngjashme nuk ndodhë aq shpesh në futboll./Telegrafi/


