Please enter at least 3 characters.

Pse duhet të shkoni natën në tualet me njërin sy mbyllur? Mësojeni këtë fakt interesant

2019/08/nighttime-urination-1518567377.jpg

Sa prej jush kanë një përtesë të madhe për të shkuar në tualet në mes të natës?

Ju del gjumi papritur dhe nuk mund të rehatoheni pa e zgjidhur këtë “punë”.

Ka në fakt disa arsye pse bëheni dembelë për të shkuar në tualet në mes të natës: E para sepse po e shijoni gjumin dhe e dyta, sepse keni frikë se mund ta humbisni gjumin.

Ka raste që pasi shkojmë në tualet gjatë natës, nuk na zë më gjumi.

Zgjidhja është kjo:

Nëse ju ndodh që gjatë natës ndjeni nevojën për të shkuar në tualet, mbani njërin sy mbyllur.

Veproni në këtë mënyrë sepse drita për të shkuar në tualet e bën trurin tuaj të supozojë se është koha e mëngjesit dhe kjo e ndërpret gjumin tuaj.

Prandaj, nëse mbani vetëm njërin sy hapur po minimizoni sasinë e dritës që hyn në retinën tuaj.

Pasi të keni mbaruar punë në tualet, do të keni mundësinë të flini më shpejt akoma. /Telegrafi/