Please enter at least 3 characters.

Protestojnë kundër rritjes së taksave, paralajmërojnë qeverinë Zaev

2017/07/Protesta-ne-Ilinden.jpg

Një shoqatë qytetare kundër varfërisë ka protestuar përsëri në sheshin ''Ilinden'' dhe i përsëriti kërkesat të cilat i drejtohen qeverisjes së LSDM-së.

Ata kërkojnë që të hiqet dorë nga rritja e taksave. Zharko Zdravkovski nga kjo shoqatë tha se rritja e taksave do të sjellë më shumë varfëri dhe se ky hap është i dëmshëm për qytetarët.

Kjo shoqatë pret përgjigje nga Qeveria për këtë kërkesë, përndryshe paralajmërojnë se do ta sfidojnë qeverisjen e Zaev-it përmes bllokadave të reja./Telegrafi/