Protesta origjinale e tifozëve të Bayern Munich për çmimet e shtrenjta të biletave, fluturojnë 500 –shet në fushë (Foto/Video)
23/11/2017
Tifozët e Bayern Munich shpesh herë dinë të bëjnë protesta, ku shumica e tyre janë me vend.
Ata protestojnë për çmimet e larta të biletave në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe në ndeshjen me Anderlechtit në Belgjikë.
“100 euro bileta? A u ngop lakmia juaj?!”, ishte parulla e hapur prej tyre në stadium.
Përveç kësaj, tifozët hodhën në fushë kartëmonedha 500 eurosh të falsifikuara.
https://twitter.com/SuperIgor/status/933427861251330048
Pas këtij gjesti u desh edhe ndërhyrja e vetë gjyqtarëve për të pastruar fushën.
Tifozët gjerman të njëjtën gjë e kishin bërë edhe në përballjen me PSG-në, ku çmimi i biletave ishte shumë i lartë. /Telegrafi/


