Please enter at least 3 characters.

Promovohet libri “Gjenerata e parë e Gjimnazit Skënderbeu" në Drenas

2021/12/264968213_612134863234316_181645943975153921_n.jpg

Sot në Gjimnazin "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" në Drenas, u bë promovimi i librit “Gjenerata e parë e Gjimnazit" Skënderbeu.

Në promovim mori pjesë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nxënës e arsimtarë nga kjo gjeneratë dhe shumë mysafirë të tjerë.

Promovimin e hapi drejtori i këtij gjimnazi Mentor Sahiti, ndërsa e përshëndeti kryetari i komunës Ramiz Lladrovci.

Po ashtu foli edhe redaktori i librit Qerim Zariqi.

Më vonë, morën fjalën Shyqri Galica, kryetar i LShK-së, Qaush Berisha, Rizah Greiçevci, Mehmet Bublaku, Remzi Kica, Salih Zogiani, Gani Hoxha, Shefqer Gashi, Idriz Morina.

Në fund, autori i librit Osman Berisha, ka falënderuar drejtorin e gjimnazit, stafin e tij, moderatorën Lumnije Ahmeti për përgatitjet dhe mirëvajtjen e këtij promovimi./Telegrafi/