Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër ish-ministres Dhurata Hoxhës dhe tre zyrtarëve tjerë për keqpërdorim të pozitës
12/05/2022
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër katër personave me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.
Sipas njoftimit, tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërkaq, i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Telegrafi/


