Please enter at least 3 characters.

Prokuroria kërkon paraburgim për 5 dilerët e drogës në Shkup

2017/03/PTHP.jpg

Prokuroria Publike e Shkupit ngriti procedura hetimore kundër 5 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale prodhim dhe shitje të drogave narkotike.

"Në periudhën nga fundi i jasnarit deri në mars, të dyshuarit janë katër burra dhe një grua, kanë bërë veprime të kundërligjshme duke e ripërsëritur", thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se janë siguruar dëshmi ku dëshmohet se të dyshuarit gjatë kësaj periudhe kanë shitur dhe prodhuar amfetaminë.

Krahas akuzës për drogë, një i dyshuar akuzohet për mbajtje pa leje të armëve.

Prokurori Publik te gjykatësi në procedurë paraprake propozoi caktimin e masës së paraburgmit për të dyshiarit për shkak se ka vlerësuar se ka rrezik që të arratisen ose ta përsërisin veprën./Telegrafi/