Prokuroria e Gjilanit ndalon një person, ngrit tri aktakuza për vepra të ndryshme penale
15/05/2025
Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se, me urdhër të prokurorit, është ndaluar një person dhe janë ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.
Personi i cili është ndaluar për 48 orë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se njëra nga aktakuzat ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, një tjetër për “Dhunë në familje”.
Ndërsa e treta është ngritur për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./Telegrafi/


