Prizren, i mituri aksidentohet me biçikletë, lëndohet rëndë
7:"Taulant
11/06/2018
Një i mitur nga fshati Lukvic të Prizrenit derisa ka qenë duke drejtuar biçikletën në rrugë aksidentalisht ka goditur një mur mbrojtës dhe ka rënë në rrugën tjetër në një lartësi prej 4 metra.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
"Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK", thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/


