Prizren, 54% e votave të numëruara – Haskuka i LVV-së prin ndaj Totajt të PDK-së
17/10/2021
Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë po vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e komunave.
Në Prizren kur janë numëruar rreth 54% të votave Mytaher Haskuka i LVV-së shkon në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.
I treti në garë është renditur kandidati i LDK-së, Anton Quni i pasuar nga Zafir Berisha i NISMAS.
MYTAHER HASKUKA (LVV) - 12.205 vota apo 40,41%SHAQIR TOTAJ (PDK) - 9.329 vota apo 30,89%ANTON QUNI (LDK) - 4.661 vota apo 15,43%ZAFIR BERISHA (NISMA) - 1.665 vota apo 5,51%LULZIM KABASHI (AAK) - 1.025 vota apo 3,39%


