Please enter at least 3 characters.

Priten reshje të pakta shiu

2018/08/Moti-7-maj-2016-780x439.jpg

Moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta të shiut. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0.5 deri në 1 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten konstante.

Zonat malore 14/28°C
Zonat e ulëta 16/30°C
Zonat bregdetare 19/30°C