Prishtina nikoqire e Kampionatit Ballkanik në Pingpong
04/06/2015
Në emër të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Sportit, hapjen zyrtare e bëri zëvendësministri Rexhep Hoti, i cili u dëshiroi mirëseardhje sportistëve mysafirë të vendeve të rajonit dhe i uroi ata që të korrin suksese në këtë kampionat.
Ai e konsideroi këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, duke dëshmuar se vendi ynë di të organizojë.
Hoti theksoi se MKRS vazhdimisht ka rritur përkrahjen për sportin, ndonëse mbeten sfida edhe në të ardhmen, si përmirësimi i infrastrukturës dhe masivizimi i sportit.
Fjalë përshëndetëse në hapjen zyrtare patën edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetari i Federatës së Pinpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.


