Please enter at least 3 characters.

Prishtina në finale të Kupës

2016/01/f.0529185305518_210.jpg

Bardhekaltërit e dominuan ndeshjen që nga fillimi, këtë e dëshmon më së miri fakti që shënuan tre gola vetëm në pjesën e parë. Mentor Mazrekaj, Gentrit Begolli dhe Argjend Malaj ishin realizatorët e fraksionit të parë.

Në pjesën e dytë pati një rënie në tempon e lojës, por megjithatë prishtinasit vazhdonin sulmet e tyre derisa shënuan edhe golin e katërt në minutën e fundit të takimit. Argjend Malaj u gjend më së miri në zonë pas harkimit të Leart Eminit.

Me këtë fitore Prishtina kualifikohet në finale ku do të takohet me njërin nga fituesit e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet nesër mes Ferizajt dhe Trepçës. /Telegrafi/