Please enter at least 3 characters.

Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë

Sezoni i kthimit në shkollë sjell edhe mundësi të shumta për shpërblime. Nga 21 gushti deri më 6 shtator, të gjithë vizitorët që bëjnë blerje në Prishtina Mall mund të bëhen pjesë e lojës shpërblyese “Blej dhe Fito”.

Për çdo 25 euro të shpenzuara, klientët përfitojnë një kupon për pjesëmarrje në lojë. Pas plotësimit të kuponit dhe ruajtjes së faturës së vulosur, ata hyjnë në garë për të fituar një nga shpërblimet e shumta që janë përgatitur në kuadër të kësaj fushate.

Shpërblimet përfshijnë:

  • 5 MacBook Neo
  • 5 iPad
  • 10 AirPods
  • 5 voucherë nga 500 euro
  • 10 voucherë nga 250 euro
  • 15 voucherë nga 100 euro

Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë kuponin dhe të ruajnë faturën e vulosur për t’u bërë pjesë e shortit të madh, i cili do të mbahet më 7 shtator.

Kjo fushatë vjen si pjesë e atmosferës së përgatitjeve për vitin e ri shkollor, duke u ofruar vizitorëve mundësinë që, përveç blerjeve të nevojshme, të fitojnë edhe shpërblime të vlefshme teknologjike dhe voucherë për blerjet e ardhshme.

Për rregulla dhe detaje të tjera rreth lojës shpërblyese, vizitoni faqet zyrtare të Prishtina Mall.

true