Please enter at least 3 characters.

Prindër, mos i postoni në Facebook rezultatet e fëmijëve në shkollë

2016/01/prind-euml-r-mos-i-postoni-n-euml-facebook-rezultatet-e-f-euml-mij-euml-ve-n-euml-shkoll-euml_hd.jpg

Sipas hulumtimit të bërë nga “Good School Guide”, prindërit tjerë fillojnë të brengosen, nëse fëmijët e tyre nuk kanë rezultate të mira, transmeton Telegrafi.

Ata nervozohen dhe fillojnë të xhelozojnë, për mungesën e rezultateve të dobëta të fëmijëve të tyre, thuhet lidhur me këtë hulumtim.

“Duhet të bëjmë “like” tek rezultatet e një fëmije që nuk e njohim” - ka thënë një nënë e shqetësuar, duke shtuar se “nëse bëjmë “pëlqime” tek një mace simpatike, duhet të pëlqejmë edhe rezultatet e fëmijës së dikujt”.

Por, a po krahasohen rezultatet e fëmijëve me macet, qentë, të pasmet e ndonjë të famshmeje apo ndonjë budallai të dikujt që merret me art modern?

Në anën tjetër, prindërit këshillohen të mos postojnë rezultatet e fëmijëve, sepse “ata patjetër duhet të kenë nota të mira”.

“Tregoni për diçka në të cilën fëmija juaj është i veçantë, se notat e mira i ka për detyrë” ka qenë komenti i një prindi, që është kundër kësaj dukurie në Facebook. /Telegrafi/