Presidenti Sejdiu kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
31/03/2008
"Kosova nuk mund të shërbejë bazë elektorale për askënd, ajo do të jetë bazë elektorale për vetveten", theksoi presidenti Sejdiu.
"Se a do të ketë qasje që qytetarët serbë të votojnë për të preferuarit e tyre që do të jenë në strukturë është diçka tjetër në kuptimin e parimit të respektimit të dy shtetësisë, por jo si bazë elektorale, jo si strukturë që do të shërbejë për ndërtimin e institucioneve serbe në Kosovë", ka shtuar ai.
Sejdiu tha se Kosova e ka përfunduar procesin e pavarësisë së vendit i cili është akti më i rëndësishme për të ardhmen dhe perspektiven e gjithë qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe ata serb. /ktv/


