Please enter at least 3 characters.

Prekëse: Koha e drekës, një nxënës e kishte kutinë e ushqimit të zbrazët - pastaj vjen befasia! (Video)

2017/10/djaloshi-e1507735962259.jpg

Për të përcjellë një mesazh siç duhet në mënyrë që ai të “godasë” zemrat e njerëzve, ndonjëherë krejt çfarë duhet është vetëm që ta tregoni historinë në mënyrë brilante.

Dhe kjo, përcjell Telegrafi, është bërë në një video që po qarkullon edhe më tej në internet, në të cilën shihet një djalosh (norvegjez) i cili gjendet në një situatë jo të lehtë në shkollë.

Siç edhe mund të shihni në videon më poshtë, ai në kohën e pauzës së drekës gjendet në një situatë jo si të gjithë nxënësit e tjerë.

Në momentin që mësuesja jep pauzën, të tjerët fillojnë të nxjerrin kutitë në të cilat ata mbanin ushqimin – por ndonëse kishte kutinë e tij, ajo ishte e zbrazët.

Dhe më pas vjen befasia.

Ai kërkon leje nga mësuesja për të dalë jashtë klasës dhe kur kthehet, befasishëm e sheh kutinë e mbushur me ushqim.

Ajo çfarë dëshiron të përcjell mesazhi, ndër tjerash është edhe se “ne duhet të besojmë se humaniteti është diçka shumë e mirë”.

Por çfarë thuhet më tej, videoja që është shpërndarë me miliona herë është bërë për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për më shumë shtëpi kujdestare në Norvegji. /Telegrafi/