Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
01/09/2026
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Klinë, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjete sociale fotografi ku shihej me armë zjarri në dorë.
Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 13:00. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga policia.
Gjatë deklarimit të tij, ai ka thënë se arma i përket një personi tjetër, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


