Postimi i parë i Trumpit në X që kur iu rikthye llogaria, Musk e rishpërndau në profilin e tij
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim për herë të parë në X (ish-Twitter) kur iu dorëzua autoriteteve në Gjeorgjia ndaj akuzave për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në vitin 2020.
Llogaria e tij i ishte pezulluar “përgjithmonë” pas trazirave të Kapitolit në janar 2021, por u riaktivizua kur Elon Musk e bleu Twitterin vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ish-presidenti amerikan nuk kishte bërë asnjë postim në llogarinë e tij deri më tani.
Në postimin e tij të parë, Trump publikoi fotografinë që autoritetet ia bën pas arrestimit të tij si dhe mbishkrimin me fjalët “Kurrë mos u dorëzo”. Ai gjithashtu shpërndau edhe një adresë të fushatës.
Musk më vonë e rishpërndau postimin e tij duke thënë “Tjetër nivel”.
Trumpit iu pezullua përgjithmonë llogaria në Twitter pas trazirave të Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, pasi u akuzua se kishte nxitur dhunën.
Atë ditë do të certifikoheshin zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020. /Telegrafi/


