Please enter at least 3 characters.

Poposki: Listat anketuese janë të viteve të ndryshme, për këtë arsye ka dallim në vlerë

2016/07/Nikolla-Poposki-1.jpg

Nikolla Poposki pas konferencës për shtyp të zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, deklaroi se listat anketuese të deputetëve të rinj janë të viteve të ndryshme, për këtë arsye sipas Poposkit kanë dallim në vlerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Lista anketuese e Nikolla Poposkti si ministër i punëve të jashtme është sjellur në vitin 2014 në Komisionin për Antikorrupsion. Lista anketuese e Nikolla Poposkit si deputet është sjellur në vitin 2017 në Komisionin për Antikorrupsion. Çdo funksionarë ka detyrim të sjellë listë anketuese me emrëmin e tij", deklaroi Poposki.

Ai tha se këto punë janë shumë të qarta dhe të logjikshme edhe për Shilegovin, por sipas tij, zëdhënësit të LSDM-së nuk i intereson e vërteta por manipulimi politik./Telegrafi/