“Politikan i rafinuar”, Rama për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit
10/06/2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Bukoshi ishte një politikan i rafinuar dhe i ndjeshëm ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së ish-kryeministrit të Kosovës.
"U prehsh në paqe. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/


