Please enter at least 3 characters.

Policit arrogant “i djeg” kritika e qytetarit dhe prapë parkon veturën në trotuar (Video)

2016/06/Capture-3.jpg
2:"Hp

Jo rrallë herë ndodh që Policia e Kosovës t’i thyejë rregullat e komunikacionit, e madje të tregohet edhe e vrazhdë në disa raste kur të tjerët e kritikojnë.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ku një qytetar i cili ka dërguar një video në adresë të Telegrafit ka treguar se si një polic e kishte parkuar veturën personale në shëtitoren e cila është në ndërtim e sipër në Mitrovicë.

“Ende pa përfunduar punimet në shëtitore, veturat kanë filluar të parkohen e madje edhe të lëvizin nëpër të duke rrezikuar jetën e qytetarit por edhe duke shkatërruar pllakat e shëtitores, të cilat neve si qytetar po na kushtojnë miliona euro e kohë. Unë personalisht ka tri javë që e thërras policinë për këtë punë, mirëpo ata nuk po ndërmarrin asgjë”, ka thënë ky qytetar i cili deshi të mbetet anonim, raporton Telegrafi.

Ai më pas ka treguar se para pak minutash derisa ishte në telefon pa se si polici e parkoi veturën personale pikërisht në shëtitore.

“I thashë që të mos parkohet, por ai ishte arrogant dhe u parkua megjithatë”, ka thënë ai./Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x4hngxi