Please enter at least 3 characters.

Policia shqipton 603 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

2020/11/policia-ne-zbatim-per-venjen-e-maskave-pandemia-covid19-foto-Ridvan-Slivova-10.jpg

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Sipas raportit të policisë vetëm gjatë ditës së diel janë shqiptuar 603 tiketa ndaj atyre që shkelen masat e marra nga Qeveria për ndalimin e përhapjes së coronavirusit.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar edhe 468 raste të reja me COVID-19 dhe 19 viktima. /Telegrafi/