Policia e qëllon qenin që e sulmoi njeriun në organin gjenital (Video)
Janë imazhe shumë të forta pamjet që ka raportuar një dëshmitar nga qyteti i Santpoort-Noord në bregun perëndimor të Holandës.
Një polic godet një qen pit bull gjashtë herë me armë zjarri, pasi pak më parë ky qen ka sulmuar ashpër një person duke e kafshuar në organin e tij gjenital.
Lajmi është raportuar nga faqja lokale NH, ku specifikohet se ky nuk ishte rasti i parë pasi qeni kishte sulmuar edhe njerëz të tjerë.Të paktën tre njerëz pretendojnë se janë kafshuar nga ky pit bull.
Fillimisht besohej se qeni ishte zbutur, pasi ishte marrë nga pronari i saj.Megjithatë, për arsye ende nën hetim nga policia, ai përsëri u bë i dhunshëm, shpëtoi nga duart e të zotit të tij dhe sulmoi njeriun në pjesët intime të tij.Oficerët u detyruan të kapnin armët e tyre të shërbimit për të shpëtuar njeriun nga ky sulm duke e lënë qenin të ngordhur në vend.


