Polemika të mëdha pas golit të diskutueshëm të Granadas kundër Mallorcas, vendasit shënuan pasi gjyqtari vërshëlleu
Granada mposhti Mallorcën në ndeshjen që mbylli javën e dytë të La Liga 2, por ndeshja shkoi me polemika të mëdha, pas golit të dytë të andaluzianëve.
Vendasit shënuan në minutën e 18-të golin e epërsisë 1-0 dhe arritën ta mbyllin pjesën e parë në epërsi.
Megjithatë, në pjesën e dytë mysafirët e Mallorcas ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe më kërkuese, duke tentuar disa herë golin e barazimit.
La que acaba de liarse en el Granada-Mallorca.
Ha pitado Saúl Ais Reig cuando Gerard Gumbau ya había lanzado el saque de esquina, la defensa del Mallorca se ha quedado congelada con la mala suerte de que el centro le da a Arnau Puigmal y se convierte en el 2-0. pic.twitter.com/I4ZEekhDea
— La Categoria de Plata (@CategoriaPlata) August 24, 2026
Kur pritej që të vinte goli i barazimit, ndodhi e kundërta. Granada shënoi përsëri pas një rivënie këndore për epërsinë 2-0.
Por, pas goditjes nga këndi, gjyqtari Saul Ais vërshëlleu për të rinisur lojën, por kështu nuk ndodhi, edhe pse lojtarët e Mallorcës ndaluan dhe Arnau Puigmal pa dashje e futi topin në rrjetën e tij.
Pavarësisht konfuzionit të lojtarëve të Mallorcës dhe protestave, të cilët nuk mund ta kuptonin se çfarë kishte ndodhur, rezultati mbeti 2-0.
Alex Sala dhe Manu Morlanes u ndëshkuan me karton të verdhë për protestë ndaj gjyqtarit, dhe një anëtar i stafit trajner të Mallorcës mori karton të kuq. /Telegrafi/


