POETIKA
12/10/2023
Poezi nga: Juan Gustavo Cobo-BordaPërktheu: Maksim Rakipaj
Si shkruhet poezi tani?
përse të mos heshtim njëherë e mirë
dhe të merremi me gjëra më të dobishme?
Përse t’i shtojmë dyshimet,
t’i rijetojmë konfliktet e vjetra,
dhëmbshuritë e befta;
atë pak zhurmë t’ia shtojmë një bote
që e zhbën pa ia vënë veshin?
Zgjidhet gjë në këtë rrumpallë?
Nuk i lypset askujt.
Mbeturinë lavdish të vjetra,
kush e ndjek atë, pastaj, ç’plagë shëron ajo?


