Please enter at least 3 characters.

Pochettino: Jam dashuruar me VAR-in

2019/08/PepGuardiolaTottenham-2.jpg
346:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 17: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur speaks with Pep Guardiola, Manager of Manchester City after the final whistle during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on August 17, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, nuk e ka fshehur gëzimin pasa barazimit (2-2) ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium.

Vendasit shënuan edhe një gol të vonshëm përmes Gabriel Jesus, por që u anulua pas konsultimit të VAR-it, sepse paraprakisht kishte pasur prekje të topit me dorë nga Aymeric Laporte.

"Jam dashuruar me VAR-in! Nganjëherë përfiton. Sot (e shtunë) dhe në Ligën e Kampionëve. Nuk mund ta ndalosh përparimin e teknologjisë".

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Duhet ta pranojmë se po jetojmë në një epokë ndryshe. Sot përfituam ne, por duhet ta pranojmë edhe kur është kundër nesh".

"Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, njësoj si ishte edhe në Ligën e Kampionëve", ka deklaruar Pochettino për Sky Sports. /Telegrafi/