Po ndodh! Orinda Huta drejt altarit, Turi ja plas të qarës (Foto)
27/07/2017
Orinda Huta dhe Turjan Hyska sot po kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë.
Ceremonia e dasmës ka nisur dhe sapo kanë filluar të publikohen pamjet e para.
Orinda shihet e veshur me një fustan elegant dhe flokët e lëshuara onde, ndërsa Turin me kostumin e zi të dhëndrit, por shihet tepër i emocionuar.
Teksa ecën në altar kapur për dore me Orindën, Turi shihet duke derdhur lot gëzimi.


