Plisat e presin Sutjeskën me koreografi madhështore (FOTO)
18/02/2015
Në ndeshjen në kuadër të Ballkan Ligës, Plisat me flamurin kombëtar iu “hakmorën” tifozëve malazezë që javën e kaluar sulmuan lojtarët e Prishtinës në ndeshjen që po zhvillohej në Nikshiq, transmeton ‘koha.net’.
Plisat kanë premtuar befasi për këtë ndeshje dhe se nuk do të veprojnë njësoj sikur bënë tifozët e Sutjeskës.
Tifozët e Sutjeskës në ndeshjen e kaluar kishin bërë thirrje raciste “Vrite, vrite shqiptarin” dhe “Kosova, zemra e Serbisë”, ndërsa Plisat iu kundërpërgjigjën me “Kosova është pjesë e Shqipërisë”. /Telegrafi/


