Plisat e pandalshëm, nisën për Bullgari (Foto)
Bardhekaltërit e fituan ndeshjen e parë finale kundër Rilskit që u zhvillua në Prishtinë me rezultat 74-72, dhe të mërkurën prej orës 19:30 do të luajnë ndeshjen e fundit finale në Bullgari.
Një lajm i mrekullueshëm është që ata nuk do të jenë vetëm, pasi që do ta kenë përkrahjen e tifozëve të tyre të flaktë, Plisave, të cilët do të nisen sonte pas mesnate për në Bullgari.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë Plisat në faqen e tyre në Facebook, teksa kanë bërë të ditur se transportin ua ka siguruar kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci.
Në anën tjetër, Bardhekaltërit sot kanë zhvilluar stërvitjet përgatitore para ndeshjes së nesërme, teksa burimet e Telegrafit brenda klubit raportojnë se basketbollistët mezi po presin që të dalin nesër në fushë dhe të shpallen kampionë. /Telegrafi/


