Please enter at least 3 characters.

Plani sekret për ta mbrojtur Francën, në rast të fitores së Le Penit (Foto)

2017/05/Plani-sekret-për-ta-mbrojtur-Francën-në-rast-të-fitores-së-Le-Pen-foto.jpg

Zyrtari i paemëruar u tha mediave - në kushte anonimiteti - se Parisi zyrtar ka pasur një plan sekret në rast se fiton kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Nëse udhëheqësja e Frontit Kombëtar do të hynte në pallatin Elysee, atëherë do të aktivizoheshin një grup ministrash - zyrtarë të lartë shtetërorë dhe shërbyes civilë, transmeton Telegrafi.

Këta kanë pasur për qëllim mbrojtjen e popullatës nga shqetësimi, duke ngrirë aktivitetin politik e  ndalimin në masë të madhe të seancave parlamentare.

Marine Le Pen gjatë fushatës zgjedhore

Në të njëjtën kohë, forcat e rendit dhe inteligjenca shtetërore kanë qenë në gatishmëri të lartë nëse në rast të fitores së Le Penit do të kishte aktivitete të dhunshme nga përkrahësit ekstremistë.

Fatmirësisht, asnjë parashikim i dhunshëm nuk ndodhi /Telegrafi/