Please enter at least 3 characters.

Plagoset ish-kryeministri grek

2017/05/papademos.jpg

Një shpërthim ka ndodhur në Greqi, nga i cili u plagos ish-kryeministri grek Lucas Papademos dhe shoferi i tij.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Patission” në Athinë. Papademos ka hapur një zarf i cili më pas ka shpërthyer. Nuk dihet ende se çfarë është përdorur në atentat.

Ish-kryeministri është plagosur në duar, këmbë dhe bark, por nuk është në rrezik për jetën.