Please enter at least 3 characters.

Pirlo për ndeshjen me Lazion: Ndeshje e vështirë, por emocionuese

2020/11/Andrea-Pirlo-Juventus-manager-celebrates-v-Sampdoria.jpg
211:"Andrea Pirlo coach of Juventuss FC during the Serie A football match between Juventus FC and UC Sampddoria at Allianz Stadium in Torino (Italy), September 20th, 2020. Photo Federico Tardito / Insidefoto/Sipa USA
18:"SIPA USA/PA Images

Në prag të ndeshjes më të rëndësishme të javës në Serie A, Juventus-Lazio, ka folur trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo.

Ai ka thënë se Lazio është ekip i shkëlqyeshëm dhe ndeshja do të jetë e vështirë.

“Pres një lojë të mirë dhe emocionuese sepse këto ndeshje të tilla janë. Por do të jetë gjithashtu e vështirë, kundër një ekipi të shkëlqyeshëm që e ka treguar në vitet e fundit, duke qenë gjithmonë në nivele të larta”.

Për Juventusin, vëmendja maksimale do të jetë te kundërsulmet e kundërshtarit.

“Ne e presim që Lazio të luajë me skemën e saj të zakonshme 3-5-2. Ata janë shumë të mirë në kundërsulm, sepse mbyllen mirë në prapavijë dhe përpiqen të rinisen veçanërisht me dy sulmuesit dhe Milinkovic Savicin. Duhet të luajmë një lojë të kujdesshme dhe të bëjmë pak gabime teknike, për të mos u dhënë hapësirë ​​kundërsulmeve të tyre”, deklaroi Pirlo.

Me kthimin e Cristiano Ronaldos, Juventusi ka shënuar tetë gola në dy ndeshje dhe kjo i ka pëlqyer Pirlos.

“Kjo është gjëja më pozitive në dy ndeshjet e fundit. Duhet të përmirësohemi sepse mund ta bëjmë, jemi në rrugën e duhur”, deklaroi trajneri. /Telegrafi/