Please enter at least 3 characters.

Peshkaqeni me 300 dhëmbë, specia që besohet se mbijeton për 80 milionë vite (Foto)

2017/09/Pas-dy-orëve-të-mundimshme-nxoren-peshkun-ton-me-peshe-dhe-permasa-gjigante-foto.jpg
29:"© Andrew Alsop - Media Wales

Shkencëtarët e Institutit për Det dhe Atmosferë, po hulumtojnë një peshkaqen të pazakontë që është kapur në brigjet e Portimao të Portugalisë.

Krijesa me gojë të madhe, ka të vendosura në formë rrethore 300 dhëmbë, sytë i ka në anë të ndryshme të kokës, ndërsa me trup prej një metri e gjysmë, ngjanë si një gjarpër, transmeton Telegrafi.

Krijesa që ka mbijetuar që nga lashtësia

Dukjen dhe ndërtimin trupor, e ka sikur të peshkaqenëve që kanë jetuar para 80 vitesh, që lë të besohet se mund të jetë specia e vetme që ka mbijetuar prej asaj kohe.

“Ka trupin e njëjtë, sikur fosilet e peshkaqenëve që kanë jetuar me dinozaurët. Jemi në fillim të studimeve dhe ende nuk mund të themi asgjë”, kanë thënë hulumtuesit lidhur me rastin.

Goja me 300 dhëmbë

Goja e madhe me nofulla të fuqishme, shkathtësia dhe aftësia për kamuflim, besohen se i ndihmuan të jetonte kaq gjatë, kësaj krijese misterioze që u gjet në 700 metra thellësi. /Telegrafi/