Please enter at least 3 characters.

Pesë të lënduar në aksident komunikacioni, në Grashticë të Prishtinës

2021/08/aksidenti-grashtice-e1629041148730.jpg

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grashticë të Prishtinës, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti - zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/