Please enter at least 3 characters.

Pesë gjërat që ia vështirësojnë femrave mbetjen shtatzënë

2019/11/Screenshot_1-12.jpg

Rreth 10 nga 100 femra në SHBA kanë vështirësi të mbesin shtatzënë, sipas statistikave.

Trupi i njeriut vepron në mënyra të mistershme kur bëhet fjalë për krijimin e një jete të re, por gjithashtu ka edhe faktorë të caktuar që mund të ndikojnë në shanset e ngjizjes, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë, gjërat më të zakonshme mund ta ulin pjellorinë dhe t’jua ulin shanset për të mbetur shtatzënë.

Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave që, sipas ekspertëve, i ulin shanset për të mbetur shtatzënë.

- Ushtrimet e tepërta

- Niveli i lartë i stresit

- Mosha (në vitet e 20’ta, femra ka 25-30% shans të mbetet shtatzënë. Ky probabilitet zvogëlohet në 5% pas moshës 40 vjeçare)

- Mbipesha apo nënpesha

- Ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara kozmetike apo atyre të pastrimit

Si t’i rrisni shanset për të mbetur shtatzënë?

- Bëni joga

- Kujdes me produktet që i përdorni në zonën vagjinale

- Ushqehuni shëndetshëm

- Shtoni acid folik, zink, acide yndyrore omega-3 dhe hekur në dietën tuaj

- Pini më pak kafe. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side