Please enter at least 3 characters.

Përplasje e fortë mes Selinit dhe Mirit: informacionet nga jashtë dhe mesazhet e familjarëve

Tensioni mes Mirit dhe Selinit në Big Brother VIP Albania arriti kulmin gjatë përballjes së tyre në shtëpi, ku debati u fokusua tek informacionet që kishin ardhur nga jashtë dhe ndikimi i familjarëve në lojë.

Mirit kritikoi deklaratat e nënës së Selinit, duke theksuar se disa informacione që u bënë publike kanë ndikuar në perceptimin e lojës së tij.

Selin e kundërshtoi menjëherë, duke sqaruar se ajo ka folur vetëm për atë që ka ndodhur brenda në shtëpi.

BBVA/YouTube

Miri: “I kam kërkuar ndjesë për atë situatë që ndodhi. Përfshirja e prindërve tanë në Big Brother nuk është dukur e drejtë se është informacion nga jashtë”.

Selin: Mos gënje se të erdhi Xhikja, ‘mos e pëlqe këtë çike, sa keq që të kam komshie’”.

Miri: “Unë nuk kam pasur asnjë informacion nga jashtë deri sa ka ardhur Landi”.

Selin: “Mos gënje”.

Miri: “Që kur ka nisur Big Brother, kemi bërë një lojë bashkë dhe nuk e di sesi është gjykuar nga jashtë. Deri sa ka ardhur Mateo dhe më ka sharë dhe ofenduar për lojën e pistë që kam bërë deri në atë moment, e dyta ka ardhur informacion nga jashtë nga babai i Selin. E treta vjen Greta, dhe çfarë nuk thotë. Vjen vëllai i saj, dhe unë e pyes Selin do largohesh nga kjo lojë. Dhe unë e vazhdoj lojën. Vjen dhe mamaja në fund dhe normal do mbajë anën e të bijës, dhe unë e mirëkuptoj. Dhe mua po të më vijnë familjarët e mi do më thonë je më i mirë. Edhe Pandora që më erdhi mua, a ishte për vajzën time apo ishte informacion nga babai i Selin që më thotë gjithë të zezat. Është Big Brother familjar apo personal? Në bisedën që kishte me mamanë, informacion nga jashtë është që ‘këto 48 orët e fundit ata dy burra të kanë përdhosur imazhin’”.

Selin: “Ty të dha gruaja jote informacion me mesazhet në Big Love”.

Miri: “Komente që sjell gruaja ime janë komente për mua, por nuk shfrytëzoi këtë spektakël live dhe dha një informacion që nuk duhet ta jepte, ndërsa gruaja ime shkruajti mesazh që filtrohen”.

Ky debat nxori në pah tensionet e brendshme dhe ndikimin e informacionit nga jashtë në dinamikat e lojës.

Përplasja e tyre tregoi se marrëdhëniet personale brenda shtëpisë mbeten një nga faktorët më dramatikë të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com