Please enter at least 3 characters.

Përleshje me thikë mes të miturve në Prishtinë - njëri dërgohet në mbajtje

Një incident me lëndime të lehta trupore është raportuar të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, rreth orës 20:00.

Dy të mitur kosovarë kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër, gjithashtu kosovar.

Sipas dyshimeve të para, i dyshuari i tretë i ka goditur të miturit me një mjet të mprehtë – thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Të miturit e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor; njëri prej tyre është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri vazhdon të marrë kujdesin mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /Telegrafi/