Please enter at least 3 characters.

Përgjigja interesante e Timo Werner lidhur me mbrojtësit e Brightonit

2020/09/TimoWernerbrighton.jpg
332:"BRIGHTON, ENGLAND - SEPTEMBER 14: Ben White of Brighton and Hove Albion gets injured during a challenge on Timo Werner of Chelsea during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Chelsea at American Express Community Stadium on September 14, 2020 in Brighton, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbollisti i ri i Chelseat, Timo Werner, ka pranuar se nuk ka luajtur asnjëherë ndaj mbrojtësve aq të gjatë sikur ata të Brightonit.

Blutë fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë sezonale në Ligën Premier që e zhvilluan si mysafirë.

Trajneri Frank Lampard i angazhoi nga minuta e parë dy gjermanët e transferuar këtë edicion, Werner dhe Kai Havertz.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në konferencën për shtyp pas takimit, ish-sulmues i RB Leipzigut është pyetur nga gazetarët se si ishte të luante përballë mbrojtësve të Brightonit.

“Po, në Ligën Premier zhvillohet futboll ndryshe, mendoj për shkak të mbrojtësve... Nuk kam luajtur asnjëherë ndaj tre mbrojtësve aq të gjatë, mbrojtës shumë të mëdhenj”.

“Mirëpo, ndeshja, sipas meje ishte mjaft argëtuese. Sidomos në pjesën e parë, pata shumë hapësira, ku mund t’i bëja vrapimet e mija”, ka deklaruar Werner, ndërsa përgjigja e tij është pëlqyer nga tifozët e Chelseat që kanë reaguar në rrjetet sociale. /Telegrafi/