Please enter at least 3 characters.

Përfundon baras trileri mes Cityt dhe Tottenhamit në derbin e javës në Ligën Premier

2019/08/City-vs-Tottenham.jpg
342:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 17: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur challenges for the ball with Nicolas Otamendi and Kevin De Bruyne of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on August 17, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Cityt, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola kundrejt një të mysafirëve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 20 minutave lojë dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne.

Tottenhami arriti të kthehet në lojë pas vetëm tre minutave duke barazuar 1-1 me anë të Erik Lamela, i cili shënoi gol të bukur nga distanca, ndërsa Sergio Aguero (35') shënoi për 2-1 duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Sterling dhe Aguero shënuan për Cityn (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, City përsëri e pati iniciativën dhe dominimin, por Spurs arritën ta befasojnë në rastin e parë dhe të shënojnë golin e barazimit.

Ishte Lucas Moura, i cili shënoi në minutën e 56-të për 2-2 vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Deri në fund të ndeshjes, City u mundua me të gjitha forcat të shënojë golin e fitores, e gjeti  atë në minutat shtesë me Gabriel Jesus, por u anulua si i parregullt nga VAR-i dhe ndeshja përfundoi baras 2-2.

Moura ia nxori një pikë Tottenhamit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Qytetarët e shohin veten në pozitën e tretë me katër pikë, po aq sa ka Tottenhami në vendin e pestë.

Në ndeshjen e radhës, City udhëton te Bournemouth, ndërsa Spurs e presin në shtëpi Neëcastlen. /Telegrafi/

https://twitter.com/blogerbandung/status/1162772343346720768

https://twitter.com/DeBruyneStuff_/status/1162773464773791744

https://twitter.com/everythingfoot0/status/1162783703300497408